Zyra për Informim në komunën e Klinës e falënderon OSBE-në për këtë donacion.
Qendra rajonale e OSBE-së në Pejë, me një ceremoni të donacionit për zbatimin e projektit rajonal “Lehtësimi i qasjes në informata dhe dokumente publike”,ju ka dhuruar nga një aparat digjital dhe pajisje për incizim të gjitha Zyrave për Informim në rajonin e Pejës. Nga ky donacion, ka përfituar edhe Zyra për Informim e komunës së Klinës dhe njëherë Zyra për Informim në komunën e Klinës e falënderon OSBE-në për këtë donacion.