Organizata “Syri i Vizionit” nga Peja në partneritet me organizatën VOK, kanë organizuar një konferencë për kthim në komunën e Klinës. Qëllimi i kësaj konference ishte që të mbështetët përpjekjet e evokimit dhe të nxitet më tej
Organizata “Syri i Vizionit” nga Peja në partneritet me organizatën VOK, kanë organizuar një konferencë për kthim në komunën e Klinës. Qëllimi i kësaj konference ishte që të mbështetët përpjekjet e evokimit dhe të nxitet më tej
dialogu ndëretnik. Takimi është në kuadër të projektit “ Aktivitetet në ndërtimin e paqes për projektin e kthimit dhe re-integrimit në RRK-2” të cilin e mbështet Komisioni Evropian dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim ndërsa implimentohet nga DRC-ja dhe Syri i Vizionit. Teuta Uka –koordinatore e këtij projekti ka thënë se : Projekti RRK II , realizohet në katër komuna të Kosovës , Rahovec , Obiliq, Ferizaj dhe Klinë . Procesi i kthimi përveç ndërtimit të shtëpive dhe krijimit të kushteve elementare për jetën e të kthyerve ka për qellim edhe dialogun sa më të mirë ndëretnik. Ndërsa , Millorad Sharkoviq –Zyrtar për Kthim në komunën e Klinës, ka thënë se: Në këtë komunë në kuadër të këtij projekti janë rindërtuar me shumë se 100 shtëpi në zonat rurale dhe urbane. Që nga pas lufta, sipas Sharkoviqit, janë 450 familje të kthyera me 1400 banorë serbë. “ Gjatë procesit të kthimit kemi hasur edhe pengesa e probleme, por ato janë tejkaluar falë bashkëpunimit të mirë të pushtetit lokal dhe Qeverisë , ka thënë Sharkoviq sipas të cilit ka shumë kërkesa për kthim të të zhvendosurve. Ai tregoi se Zyra për Kthim, ka shumë kërkesa të serbeve që janë adresuar në UNHCR dhe se ato janë bartur për shqyrtim në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Po ashtu, potencoi se duhet vëmendje me e madhe për personat që po kthehen nga vendet e treta. Binak Gashi, përfaqësues i fshatit Gremnikë të Klinës, ka kërkuar realizim të projekteve ballansuëse për komunitetin pranues në kuadër të realizimit të procesit të kthimit. Boazhidar Sharkoviq përfaqësues i serbëve të Dollcit, kërkoi të dije rreth kritereve të kthimit ndërkohë që sipas Millorad Sharkoviqit, ato përcaktohen nga MKK-ja dhe se përparësi kanë familjet që jetojnë në qendra kolektive, që nuk kanë shtëpi të veta, dhe jetojnë të të afërmit. Në takim u tha se tashme problemi kryesor në procesin e kthimit është mungesa e mjeteve financiare ndërsa nuk ka ndonjë problem në siguri dhe lëvizje të lirë.
Organizata “Syri i Vizionit” javën e kaluar nja vizitë me zyrtarë komunal dhe komunitet serb në komunën e Rahovecit, për tu njohur më procesin e kthimit në këtë komunë dhe më riintegrimin e këtij komuniteti në shoqërinë kosovare. Këto vizita për shkëmbim përvojash të organizuara nga OJQ Syri i Vizionit, janë pjesë e programit për Kthim dhe Riintegrim në Kosovë-RRK II, qe është financuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Ministria për Kthim, ndërsa implementohet nga organizata Këshilli Danez për Refugjatë-DRC në partneritet me organizatën lokale OJQ "Syri i Vizionit",Vizita të tilla do të organizohen edhe në komunën e Obiliqit dhe Ferizajt .