Shkolla fillore “Ymer Berisha” në fshatin Siqevë , është ndërtuar me investime të komunës së Klinës që arrin shumën rreth 370 mijë euro.
Në një atmosferë festive është bërë përurimi i objektit të ri të shkollës fillore “Ymer Berisha” në fshatin Siqevë të Klinës.
Kryetari i Komunës së Klinës ,z. Sokol Bashota , i ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, duke thënë se : ne emër tim dhe të komunës se Klinës, po ashtu në emër të drejtorisë së Arsimit në Klinës, ju uroj dhe ju përgëzoj për këtë vepër madhore që sot po përurohet në fshatin tuaj. Ne kemi kryer vetëm një obligim modest ,dhe ne, si komunë çdo herë mundohemi që të ju ofrojmë qytetarëve mundësi dhe qasje sa më të mira. Bashota ka premtuar se do të vazhdoj që të punoj edhe me projekte të tjera në komunën e Klinës që të ngrit cilësinë e arsimit sa me shumë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , z. Ramë Buja gjatë kësaj ceremonie ka thënë se : prioritet e Ministrisë se Arsimit, është ndërtimi i objekteve të reja shkollore, më qëllim të ngritjes se cilësisë në kualitetin e mësimdhënies. Prandaj edhe nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillorë në Siqevë,do të kenë kushte më të mira për mësim, më ndërtimin e objektit të ri shkollor. Po ashtu , vlerësoi lartë investimin e komunës së Klinës në ndërtimin e objektit të ri, duke bërë që ky objekt shkollor nga një gjendje pothuajse krejtësisht e shkatërruar, të ketë një pamje të re.