Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronave organizon prezantimin në lidhje me projektin “Formalizimi i të Drejtave Pronësore”, dhe qëllimi është shpërndarja sa më e madhe e informacionit për qytetarët!
Takimi do të mbahet më 05 gusht, në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës.
Takimin do ta udhëheq Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi.
Ju lusim që të merrni pjesë!