Të gjithë ata qytetarë të cilët kanë vendosur të hollat e tyre për të nxjerre dokumente të gjendjes civile në E-Kiosk para Komunës dhe që nuk kanë mundur ta bëjnë atë, të lajmerohen të hënën, në zyrat e Gjendjes Civile në Komunën e Klinës dhe do të pajisen me dokumentin e kërkuar pa pasur nevojë të paguajnë mjete tjera. Gjithsesi qytetarët, duhet të ruajne faturën nëse del nga aparati dhe me të njëjtën të lajmërohen në zyrat gjegjëse të Komunës.
Muhamet Gashi, shef i Gjendjes Civile në Klinë, pohon se problemet në këtë aparat janë të shpeshta, jo për fajin e tyre, por të rrjetit qeveritar, i cili ka probleme sidomos ditëve të vikendit. Problemet mund të paraqiten edhe për shkak të ngarkesës, por kërkohet kujdes edhe gjatë përdorimit të tij. “ Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, asnjë cent i tyre nuk do të keqpërdorët ngase aparati ruan çdo lloj komande. Ata që kanë klikuar për dokument dhe nuk kanë arritur ta marrin në E-Kiosk mund ta marrin në zyrat e Gjendjes Civile”, ka sqaruar, drejtori i Administratës në Klinë, Binak Sylaj. Zyrtarët e Komunës së Klinës, janë angazhuar rreth kësaj dhe kanë verifikuar se bëhët fjale vetëm për një rast. Ky person Gj.Gj. mund ta marr dokumentin për T.Gj në Komunë.
Për momentin E- Kiosku është jo funksional.