Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Klinë, njofton të gjithë fermerët e Komunës së Klinës, se është zgjatur afati për aplikim për subvencione deri me 13.04.2018.
Duke parë kërkesat e mëdha të fermerëve për të aplikuar për subvencione, kemi bërë kërkese për zgjatje të afatit kohor në mënyrë që të jemi sa me afër fermerëve që asnjë prej tyre të mos mbetet pa aplikuar.
Kërkesa është bërë nga Drejtoria e Bujqësisë në Klinë ndërsa është aprovuar nga MBPZHR-ja.
Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Klinë
Naser Morina