Të nderuar qytetarë ju njoftojmë që Manifestimi Tradicional “ Ora e Tahir Deskut” i cili ishte i paraparë që të mbahet cdo vit me 7 shtator do të shtyhet për datën 3 dhjetor 2018.
Ky vendim i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Këshillit organizativ dhe përfaqesuesit të familjes është marrë me arsyetimin për shkaqe përgaditore të këtij manifestimi letrar dhe kulturor. Data e 3 dhjetorit është datë e cila njëherësh lidhet edhe me ditën e vdekjes së shkrimtarit Tahir Desku.
Ky vendim vlenë vëtëm për vitin 2018. Për ndonjë ndryshim eventual vendos Kuvendi i Komunës.
Ju faleminderit për mirëkuptim.