Data e fillimit të nënshkrimit të Peticionit është 14 Korrik 2014 dhe përfundon me 18 Korrik 2014.
Të nderuar qytetar të komunës së Klinës, java e ardhshme karakterizohet me aksionin e nënshkrimit të peticionit “Përkrahja për realizimin peticionit për drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë” .
Ky aktivitet po koordinohet nga një Bord Drejtues në nivel nacional me pjesëmarrje të zyrtarëve të lartë institucional dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ekipi përgjegjës për sigurimin e mbarëvajtjes së nënshkrimit të Peticionit në tavolinat e vendosura në vendet e caktuara duhet të jenë në përbërje të : Zyrtares/it për Barazi Gjinore (koordinatorë të procesit ) dhe stafi i caktuar nga Bordi Komunës jua Gjithsej 5 persona, 1 koordinator ( zbgj) dhe 4 zyrtar në tavolina, për 2 ndërrime, duke filluar nga 08:00 -20:00.
Vëmendje e shtuar kërkohet gjatë nënshkrimit të peticionit ti kushtohet korrektësisë së shënimit të nr personal të dokumenteve identifikuese nga ana e qytetarëve, sepse valid janë vetëm nënshkrimet që kanë numrin e saktë të identifikimit.