Drejtoria për Kulturë ,Rini e Sport
Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Sokol Bashota, me datë 07.09.2012 në ora 13:00 në sallën e Asamblesë Komunale të Klinës, organizohet manifestimin letrar tradicional ,,Ora e Tahir Deskut” që i kushtohet shkrimtarit Tahir Desku. Në ketë manifestim shpallet vepra më e mirë letrare e botuar brenda dy manifestimeve. Gjithashtu bëhet promovimi i antologjisë me poezi kushtuar Tahir Deskut me titull ,,100 rrënjë të gjethit bohem“ të autorit Mëhill Velaj si dhe ora letrare tematike me poezi kushtuar Tahir Deskut.