Njoftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Klinës, që të marrin pjesë në seancën e I-rë të punës për vitin 2013, që do të mbahet më 25.1.2013, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, duke filluar me punë në orën 10:00. R E N D I I D I T Ë S
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Preferencave të KPF-së,
4.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit financiar vjetor për 2012 (nga drejtori i
Financave për çdo tremujor për KPF-në dhe KK),
5. Shqyrtimi i Planit të Prokurimit për vitin 2013,
6. Të ndryshme.