Njoftohen të gjithë anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, mediet e shkruara, radio lokale (radio “Alba”) dhe të interesuarit të tjerë, që më datën 17.03.2014, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, mbahet mbledhja e II-t ë e KPF-së për vitin 2014, duke filluar me punë në ora 10:00. R E N D I I D I T ËS:
- Arsyetimi i mungesave,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të seancës së kaluar,
- Shqyrtimi i Raportit Financiar për tremujorin e fundit të vitit 2013(nga KPF për Kuvend) referon Drejtori për i Financa,Ekonomi dhe Zhvillim,
- Shqyrtimi i Planit të Punës së Prokurimit për vitin 2014,
- Shqyrtimi i Propozimit për Themelimin e Komiteteve Konsultative-këshillëdhënës dhe propozim-vendimit për Shpallje të Konkursit Publik,
- Shqyrtimi i Propozimit për Themelimin e Këshillit të Sigurisë në Bashkësi
- Shqyrtimi i kërkesave të arritura KPF dhe KK për muajt Janar dhe Shkurt 2014,
- Të ndryshme.
Kryesuesi i KPF,
Dr.Haxhi Ibishi