Në Mal të Zi gjithsej janë 11 mije të zhvendosur nga Kosova, 3200 nga komuniteti RAE dhe 2100 jetojnë në Podgoricë.
Nënkryetari i komunës- Zenun Zeqa i shoqëruar nga Zëvendësministri për Kthim- Husnija Beshkoviq si dhe Shefi i Ofiqarisë – Muhamet Gashi ,kanë pritur për vizitë në komunën e Klinës një delegacion nga Mali i Zi i përbëre nga Zheljko Shofranac-Drejtor për Persona të Zhvendosur në Qeverinë e Malit të Zi , përfaqësues nga UNHCR, përfaqësues nga Qendra Sociale në Mal të Zi .Qëllimi i kësaj vizite ka qenë që të bëhet zgjedhja e problemit komuniteti RAE për zhvillimin e procedurave për pajisje të dokumenteve personale. 

Nënkryetari i komunës Zenun Zeqa, ka thënë qëllimi i takimi është interesimi për mënyrën ose ndihmën për persona të zhvendosur që të pajisen me dokumente personale .
Ndërsa , Zheljko Shofranac- Drejtor për Persona të Zhvendosur në Qeverinë e Malit të Zi ka thënë se : qëllimi i parë i vizitës është se komuniteti RAE, kanë ardhur të zhvillojnë procedurat për pajisjet me dokumente personale . Ne kemi dashur që ky aktivitet të zhvillohet në mënyrë institucionale. Në Mal të Zi gjithsej janë 11 mije të zhvendosur nga Kosova, 3200 nga komuniteti RAE dhe 2100 jetojnë në Podgoricë. .Sot kanë ardhur 49 të zhvendosur kryesisht nga komuniteti RAE që të pajisen me dokumente personale. Shofranac ka thënë se sa i përket procesit të kthimit nuk do të ketë kthim të dhunshëm.