Kanë nisur punimet e asfaltimit të rrugës në fshatin Gjurgjevik të Madh, të Komunës së Klinës. Rruga është me gjatësi prej 1973,42 metra , investim i Ministrisë së Infrastrukturës, me kosto prej 94.506.31 euro.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve të asfaltimit të rrugës në Gjurgjevik të Madh , Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota ka thënë se : pushteti lokal është i përkushtuar t’i ndihmoj qytetarët për krijimin sa më të mira të kushteve sa më të mira në lëvizjen e tyre. Bashota ka falënderuar edhe Ministrinë e Infrastrukturës për këtë investim në Komunën e Klinës.
Punimet do të përfundojnë sipas planit dinamik prej 75 ditëve, nga kompania përfituese NNT” Burimi SHPK” Malishevë.