Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Klinës ka ndërmarr aktivitet për vendosjen e shenjave plotësuese të komunikacionit në sheshin “Mujë Krasniqi” për ndalim qarkullimi të të gjitha mjeteve prej orës 19:00 deri në 23:00. Këto shenja janë vendosur në hyrje të sheshit tek rreth rrotullimi “Ndue Përlleshi” dhe në njërën nga daljet e tij afër marketit “Semirra”, rruga për tek stacioni i trenit.
Drejtori i Inspektoratit, Petrit Bekaj më stafin në tij dhe në bashkëpunim më Policinë, ishte në teren sot dhe iu bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe opinionin e gjerë që të respektojnë sa më shumë shenjat e komunikacionit dhe dispozitat ligjor të trafikut. Ky ndalim qarkullimi do të vlej deri në afat të pacaktuar. Drejtoria e Inspektoratit do të dal më një deklaratë publike për datën kur do të lejohet qarkullimi i lirë në sheshin “Mujë Krasniqi”.