Edhe dita e dytë e festivalit Folklorik “I Këndojmë Lirisë”, ka kaluar në shenjë të këngës dhe valles kombëtare, nga të gjitha trojet etnike. Interesimi për ta përcellë këtë eveniment folklorik mbarëkombëtar ka qenë i theksuar. Ndërkaq , hapësira ku është mbajtur festivali ishte përplot spektatorë që kishin ardhur për ta përcjellë nga afër festivalin. Njëkohësisht gjatë ditës janë zhvilluar edhe aktivitetet të tjera kulturore e sportive. Edhe sot ka qëndruar i hapur Panairi me prodhime bujqësore, të cilin e kishte organizuar drejtoria Komunale e Bujqësisë, si dhe ekspozita personale e koleksionistit nga Klina, Burim Dushi, me eksponate nga më të vjetrat, si shpata, kambana, qypa, shtiza e dhjetëra eksponate, të traditës dhe lashtësisë sonë kombëtare. Po ashtu është shfaqur edhe monodrama “Pak gjumë, o njerëz” i autorit Odise Plaku, dramatizimi Vlora Gashi , aktor Lavdim Dushi dhe regjisor Alban Gashi.
Nata e dytë konkurruese ka qenë, një natë ku u këndua dhe u vallëzua gjë që kishte tubuar shumë spektatorë. Interesimi ishte i jashtë zakonshëm. Ansambli i këngëve dhe i valleve “Drenica” nga Skenderaj u paraqit me këngë për Adem Jasharin e Jakup Ferrin , pastaj rapsodët nga Malisheva, Burimi, Peja,Mleqan, Prishtina,si dhe ansamblet “Albana”, AKV” Shqiponja “nga Saraj i Shkupit, Grupi i Hajvalisë , SHKA “Shqiponja” Gjakovë dhe ansambli “Naim Frashëri” Bardh i Madh. Sonta është nata fundit konkurruese ku edhe do të ndahen 15 çmimet e festivalit, kurse çmimi kryesor që ndahet është çmimi “Mujë Krasniqi”