Trembëdhjetë fshatra të Komunës së Klinës, nesër, e premte do të mbesin pa energji elektrike për shkak të rregullimit, pastrimit të trasesë në fshatin Videjë. Kështu, thuhet në njoftimin e KEDS.
Njoftimi i plotë i KEDS-it:
Më 23.02.2018, në TS 35/10 KV Klina do të ndërprehet:
Dalja 10 KV Zajmi (Kodi: 52056004)prej orës 08:00 deri në ora 11:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Videjë, Polc, Zajm, Drenoc, Pjetërq, Dugajevë, Bokshiq, Grabanicë, Dollovë, Qeskovë, Kpuz, Volljakë dhe Sferkë.
Arsyeja e ndërprerjes: Pastrim traseje, lokacioni Videjë-Deiq.