Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj së bashku më Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit për financimin e përbashkët për projektin “Rregullimi i shtratit të lumit të Drinit të Bardhe”në Klinë
Në bazë të kësaj marrëveshje Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projektit deri në fazën përfundimtare dhe po bëhet në kuadër të mbështetjes për komunat e Kosovë për përmirësimin e gjendjes së lumenjve.
Më këtë rast Kryetari Elezaj e shprehu falenderimin e tij për këto dy institucione bashkëpunuese dhe po ashtu theksoi që do ti siguroj kushtet e nevojshme për realizimin e projektit dhe të implementohet ky projekt i rëndësishëm për Komunën e Klinës.