Kryetari i Komunës së Klinës, z.Sokol Bashota dhe Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, kanë nënshkruar Memorandum mirëkuptimi për financimin e dy projekteve infrastrukturore në Komunën e Klinës, asfaltimin e rrugëve në fshatrat e Klinës, Stupë-Videjë dhe Zajm. Vlera e këtij projekti është 100,000.00 euro.
Kryetari Bashota e falënderoi ministrin Zharku për mbështetjen e dhënë në financimin e këtyre projekteve të rëndësishme për banorët e këtyre fshatrave.