Kreu i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Ibër Elezaj dhe përfaqësuesit e programit KEEP të GIZ-it, nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për Krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në Nivel lokal.
Në bazë të kësaj marrëveshje Komuna e Klinës është përgjegjëse për themelimin e Zyrës Komunale për Energji si dhe hartimin e Rregullores së Punës së ZKE-së.
Ndërsa GIZ-i do të siguroj ofrimin e shërbimeve këshillëdhënëse dhe ekspertizës teknike të drejtpërdrejtë nëpërmjet projektit apo përmes konsulentëve vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe zhvillimin dhe sigurimin e ndërtimit të kapaciteteve duke i përdorur praktikat më të mira.
Qëllimi i këtij memorandumi është të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar dhe i ngushtë mes palëve nënshkruese për krijimin e sistemit për menaxhimin komunal të energjisë.