Kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, zyrtarisht bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe zyrtarët e firmës “R & Rukolli” nga Skenderaj, nënshkruam marrëveshjen për rregullimin e sheshit “ Mujë Krasniqi” të qytetit të Klinës. Është ky një projekt trevjeçar që do të rregullohet me mjete të buxhetit të Komunës së Klinës në vlerë 1 milionë e 423 mijë e 328 euro. Pagesat do të bëhen në situacione dhe dinamikës së kryerjes së punimeve. Në vitin 2016- 730. 995 euro, 2017- 550.000 euro dhe në vitin 2018 – 142. 332 euro. Punimet përfshijnë fillimisht punët përgatitore pastaj, demolimet, vendosja dhe gërmimet, punët ndërtimore, gjelbërimi, instalimet hidroteknike-ujësjellësi, kanalizimi fekale, atmosferik dhe punët në instalimin e ndriçimit dhe energjetike. Plani dinamik i punës është 360 ditë. Ky është ndër më projektet kapitale në komunën tonë, ku sheshi do të merr një pamje vërtet të bukur dhe moderne.