Nënkryetari i komunës Zenun Zeqa, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizimit Zeqir Morina dhe arkitekt nga urbanizmi Antonije Selmani dhe Ndue Sherri e priten për takim përfaqësuesin e Komisionit Evropian Xhelal Ibrahimin.
Nënkryetari i komunës Zenun Zeqa, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizimit Zeqir Morina dhe arkitekt nga urbanizmi Antonije Selmani dhe Ndue Sherri e priten për takim përfaqësuesin e Komisionit Evropian Xhelal Ibrahimin. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth punimeve të impiantit të pusit të Jarinës dhe ndërtimin e urës së Drinit të Bardhë në fshatin Zllakuqan .
Qeshtja e renovimit të impiantit të pusit të Jarines dhe rregullimi i urës së Budisalcit janë tema që sot po diskutojmë ka thënë nënkryetari i komunës Zenun Zeqa. Impianti i pusit të Jarines i cili ka nevojë për filtrimin e ujit , e disa renovime të tjera, që ne në kuadër të komunës jemi duke bërë përpjekje për rikonstruktimin e këtij impianti e që për këtë vit nuk kemi mundësi buxhetore, por me krijimin e mundësive buxhetore do të ndahen mjete për riparim të impiantit të pusit të Jarines. Sa i përket urës së Drinit të Bardhë në fshatin Zllakuqan jemi në fazën përfundimtare ka thënë Zeqa.

Xhelal Ibrahimi përfaqësues i Komisionit Evropian tha se : jam sot këtu si përfaqësues i KE-së që të jemi sa më afër në rrjedha të punimeve të pusit të Jarinës dhe urës së Zllakuqanit . Intervenimet në këto dy projekte ja mundësojnë komunës Klinës që të përfitoj edhe në të ardhmen donacione të tjera nga KE. Ndërsa, sa i përket urës së Zllakuqanit tani me punimet janë në përfundim e sipër dhe pritet që brenda muajit të behet përurimi i saj ka thënë përfaqësuesi i KE-së Xhelal Ibrahimi.