Nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti, priti sot në një takim në zyrën e tij përfaqësues të KFOR-it slloven, të cilët veprojnë në Klinë.
Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Komunën e Klinës, planet dhe prioritetet e qeverisjes lokale.
Nënkryetari Hoti, pasi që i falënderoi paqeruajtësit të KFOR-it për bashkëpunimin e rregullt dhe të ndërsjellë që kanë, sidomos në fushës e sigurisë, por edhe në shumë aspekte të tjera, ai gjatë takimit i njoftoi ata edhe rreth aktiviteteve të fundit dhe angazhimin e strukturave udhëheqëse në çështjet me interes të përbashkët
.