Në shkollën fillore “At Shtjefën Gjeçovi” në fshatin Zllakuqan të Komunës së Klinës u shënua 121 vjetori i themelimit të shkollës, njëra ndër të parat në trevat shqiptare.
Në këtë ngjarje kulturore të organizuar nga stafi i shkollës, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij.
Kryetari Elezaj në fjalën e tij duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese gjithnjë më të mëdha në rrugën e dijes, tha se kjo vatër e dijes dhe e arsimit tonë kombëtar me shumë krenari dhe dinjitet mban këtë emër ku emri dhe vepra e këtij iluministi të shquar nxënësve dhe arsimtarëve të kësaj shkolle iu shërben si frymëzim dhe udhërrëfim për punë dhe suksese në rrugën e dijes dhe të përparimit.
Më një fjalë rasti iu drejtua të pranishmëve edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arben Limanaj, i cili u shprehë se kjo vatër arsimore ka kohë që është bërë pjesë e rëndësishme e historisë së arsimit shqiptar dhe e përpjekjeve të para që bënin patriotët e Rilindjës Kombëtare për të hapur shkolla shqipe.