Me rastin e 7 Marsi – Dita e Mësuesit, dy shkolla të Komuna e Klinës shënuan ditën e tyre me aktivitete festive. Në shënimin e Ditës së SHFMU “Ali Krasniqi” në Ujmirë morën pjesë kryetari i komunës Zenun Elezaj, drejtori i Arsimit Qemajl Sejdija dhe kryesuesi i Kuvendit Enver Berisha. Me këtë rast u bë edhe zbulimi i bustit të rinovuar të dëshmorit Ali Krasniqi, emrin e të cilit e mban kjo shkollë.
Ndërkohë, me një program kulturor të përgatitur nga nxënësit, u shënua edhe dita e SHFMU “Xhafer Gashi” në Përçevë.
Komuna e Klinës mbetet e përkushtuar të vazhdojë investimet dhe mbështetjen për zhvillimin e arsimit.