Kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, sot kanë vizituar fshatrat Volljakë dhe Sferkë, ku kanë parë nga afër punimet për riparimin e rrugëve me asfalt.
Projekti për riparimin e rrugëve në komunën e Klinës është projekt i fituar si rezultat i performancës së mirë që kemi treguar si komunë, vlerësimit pozitiv në Grantin e Performancës dhe bashkëpunimit me DEMOS-in.
Vlera e projektit është 296 000 euro, ndërsa do të bëhet riparimi i 300 metrave katror me asfalt dhe shtrimi i shtresës së dytë të asfaltit me gjithsej 20 000 metra katror.
Po ashtu, në kuadër të këtij projekti po bëhet edhe pastrimi i kanalit të hapur atmosferik për kullimin e ujërave atmosferik.




