Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është mbajtur konsultim publik lidhur me Draft – Strategjinë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2023 – 2026, si dhe Draft – Plani i Veprimit për Informim dhe Komunikim 2023-2026.
Takimin e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe prezent ishin nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, njëherësh kryesuese e grupit punues për hartimin e këtyre dy dokumenteve, znj. Vlora Tafili nga Zyra për Informim, përfaqesues të OSBE, qytetarë dhe media.
Para pjesëmarrësve u prezantua pjesa përmbajtjesore e këtyre dy dokumenteve si dhe rëndësia që kanë ato dy dokumente për rritjen e komunikimit si dhe transparencën komunale.
Në fund u falënderuan edhe kontribuuesit tjerë të cilët dhanë opinionet e tyre si dhe treguan profesionalizim në ndërtimin e këtyre dokumenteve e që janë: OSBE, Qendra Rinore “Ardhmëria”, Radio Alba dhe grupi punues.