Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, dhe të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në prani të familjarëve të Deskut dhe poetëve nga viset shqiptare, u mbajt Manifestimi Letrar Tradicional – edicioni i 16-të “Ora e Tahir Deskut”.
Manifestimi u zhvillua në dy pjesë programore. Në pjesën e parë, studiuesi Prend Buzhala mbajti një kumtesë për reporterin e luftës, poetin Tahir Desku. Në pjesën e dytë u shpallën veprat më të mira të botuara gjatë manifestimeve, si dhe fituesit e poezive konkurruese.
Juria, e përbërë nga:
Maxhun Osmanaj (kryetar i jurisë),
Mehdi Krasniqi, dhe
Besnik Asllanaj,
pas leximit të dy librave konkurrues: “Kur flasin shkronjat” (poezi) të autorit Ilir Desku dhe “Letrat e lejlekut” (roman për të rinj) të autorit Gani Bytyçi, vendosi që fitues të shpallej romani “Letrat e lejlekut”.
Nga 14 poezitë konkurruese (me shifra), juria vlerësoi:
Vendi i parë: Vlora Rexhaj
Vendi i dytë: Shqipe Hasani
Vendi i tretë: Adelina Çarkaj
