Me rasitn e Ditës Botërore të Mjedisit, 5 Qershorin, Komuna e Klinës në bashkëpunim me Zjarrfikësit, kompaninë “Ambienti”, kompaninë “Mirusha” dhe “Benita”, kanë bërë heqjen e deponive përgjatë hekurudhës, nga qendra tregtare “Semirra” e deri në dalje të Klinës. Ndërsa, fokusi kryesor ka qenë ambienti rreth stacionit të trenit dhe gjithë gjatësia e rrugës “Dëshmorët e Kombit”.
Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet pastrimit të qendrës së qytetit, aty ku edhe do të mbahen aktivitetet e Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”.

“Aktivitetet dhe aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej”, u shpreh Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, “në mënyrë që të ruajm dhe mbrojmë mjedisin natyror, si dhe do të vazhdojë të lobojë dhe avokoj tek institucionet tjera në Komunën e Klinës, që çështjet mjedisore të trajtohen me prioritet”, është shprehur kryetari Elezaj.