Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Klinës, është mbajtur punëtoria njëditore me temën:” Prezantimi i instrumenteve ligjore që rregullojnë Barazinë Gjinore në Kosovë”. Në kuadër të kësaj punëtorie janë prezantuar instrumentet ligjore që e rregullojnë barazinë gjinore në nivel të qendror po ashtu edhe atë komunal.
Rreth kësaj teme, mbi rëndësinë e Barazisë Gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të vendit kanë folur, Naser Ajeti dhe Refiqe Murtezi nga Agjensioni për Barazi Gjinore , si dhe Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Klinës, Remzije Maloku.
Të pranishëm në këtë punëtori ishin zyrtarë nga Agjensioni për Barazi Gjinore, zyrtarë nga Komuna e Klinës, shoqëria civile dhe përfaqësues nga OSBE-ja.
