Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Drenica” e Skënderajt nga juria profesionale është shpallur fitues i edicionit të 23-të të Festivalit Folklorik “I Këndojmë Lirisë, i cili për tri netë me radhë u mbajt në Klinë. Vendin e dytë e mori Ansambli Autentik Folklorik “Rugova”, ndërsa atë të tretin SHKA “Malësori” i Gjonajt të Hasit. Të tri këto çmime i ndanë krytari Komunës së Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj dhe Halil Krasniqi, babai i heronjve Mujë e Ali Krasniqi. Çmimin e publikut e fitoi Grupi “Feniks” nga Zvicra . Poashtu, juria profesionale e festivalit në përbërje, prof.Xhevdet Gashi, prof.Suzana Drenica, koreografe dhe prof.dr.Kushtrim Jakupi, muzikolog ndau edhe 12 çmime të tjera, si atë të grupit më të kompletuat, veterani i festivalit, veshja më e mirë, e të tjerë. Xhevdet Gashi, kryetar i jurisë tha se kjo ditë është folklorike, dhuratë e traditës sonë të pasur folklorike. Diferencat ishin shumë të vogla ndërmjet grupeve artistike që u paraqitën në skenë.
Nata e tretë ishte me vlera të larta që u prezantuan. “Kastriotët” e Ferizajit ishin të kompletuar. Grupi i Shkupit, para publikut interpretoi këngë të rrethit të Shkupit, ndërsa rapsodët Naim e Sali Bytyçi morën edhe duartrokjet e edhe çmimin e duetit më të mirë. Grupi “Besa” i Shkodrës u fuartrokit për këngën “Mirë se t’gjeta mori Klinë”, sikundër edhe grupi Burrave të Mirëditës. Grupi polifonik i Tiranës është mirëpritur për nivelin e këndomit të këngëve polifonike. “Shotë Galica” e Drenicës, si gjithnjë në nivel. AKV “Anamorava” e Vitisë, u dallua për vallet e vajzave.
Ndezja e fishekzjarrëve, shënoj mbyllen e festivalit, që vertetë ishte festiv. Festivali është mbajtur nën përkujdesjen kryetartit të Komunës, prof.dr. Zenun e Elezajt. Kontribut kanë dhënë të gjithë të tjerët, që nga Këshilli organizativ, drejtori komunal i kulturës Drilton Bardheci, drejtori i Festivalit Alban Gashi, drejtoria artistike, grupi i gazetarëve dhe gjithë të tjerët. Moderatorja e festivalit, Fatjona Gashi ka lën përshtypje të mirë.