Në fshatin Gremnik të Komunë së Klinës u përurua sot fillimi i punimeve për asfaltimin e rrugës e cila lidh lagjet Kalludra, Turijanë, Godanci, Thaqi dhe shkollën e fshatit.

I kënaqur për këtë investim në infrastrukturën rrugore është shprehur edhe kryetari i Komunës së Klinës duke theksuar se ky projekt vjen si rezultat i angazhimit të komunës në plotësimin e kërkesave të banorëve dhe përmirësimin e infrastrukturës në dobi të qarkullimit më të mirë dhe zhvillimit ekonomik.
NDERTIMI SHPK nga Peja është kompania e cila do të implementoj këtë projekt në afat prej 60 ditë pune. Ky projekt kap vlerën mbi 84 mijë euro.