Në Klinë, po vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e Festivalit Gjithëkombëtar Folklorik “I këndojmë Lirisë” që mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor. Në mbledhjen e Drejtorisë së Festivalit, grupet punuese paraqitën ecurinë e përgatitjeve për mbajtjen e festivalit. Drejtori i Festivalit Dibran Fylli ka thënë se tashmë jemi kompletuar me bartësit e grupeve punuese dhe shpresojnë se Festivali gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që fillon në ditëlindjen e Komandantit të shquar t UÇK-së Mujë Krasniqit- Kapuçi do të sjell risi dhe cilësi të folklorit burimor ngatë gjitha trojet etnike shqiptare. Ndërkaq, Drejtoria Artistike tashmë ka dal në terren për të bërë përzgjedhjen e grupeve, rapsodëve dhe ansambleve që do të paraqitën në skenën e festivalit. Daut Gashi dhe Fatmir Berisha nga kjo drejtori thonë se në Kosovë kanë përcaktuar shoqëritë, grupet, ansamblet dhe individët që do të marrin pjesë në festival. “Kemi qenë po thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës, ku nga afër kemi parë vlerat që do të vinë në festival. Këtyre ditëve do të kontaktojmë edhe me grupet jashtë Kosovës, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, diasporë për të marr konfirmimin e pjesëmarrëse në festival”, ka thënë Gashi. Në anën tjetër drejtori Komunal i Kulturës Skënder Merturi ka treguar edhe përgatitjet tjera organizative që po bëhen, si financimin, akomodimin e pjesëmarrësve.
Zëdhënësi i Festivalit
Enver Maloku