Në Ambulancën e Mjekësisë familjare në Drenoc është pranuar donacioni i radhës me pajisje mjekësore në vlerë prej 30 000 euro nga KFOR-i italian, Komanda Regjionale Perëndim.
Gjatë pranim-dorëzimit ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Bacaj, drejtorin e QKMF-së, Gazmend Bojaj, drejtorin e Inspektoratit, Faruk Smajli, stafin shëndetësor të QKMF-së dhe komandantin e KFOR-it, Rocco Mundo.
“Ky donacion, i cili përfshinë pajisje të ndryshme e të nevojshme për QKMF-në e AMF-të, është shumë i rëndësishëm dhe ofron mundësi për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore që jepen për qytetarët tanë.
E falënderoj KFOR-in për këtë donacion dhe bashkëpunim e vazhdueshëm që jemi duke realizuar në projekte të ndryshme në dobi të qytetarëve.” – ka thënë Elezaj.