Klinë, 16 Shkurt
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka pritur sot përfaqësues të Organizatës së Pavarur KTRA, Elida Ramadani dhe Hajredin Ferataj, me të cilët ka biseduar për aktivitetin i cili do të organizohet në 20- vjetorin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Asociacioni Kosovar për Vrapim Malor (Kosova Trail Running Association-KTRA), më 3 dhe 4 mars, organizon vrapimin 100 km përgjatë vatrave kryesore të rezistencës gjatë luftës në Kosovë. Nën moton “Shtegu i Shpresës: I kujtojmë të gjithë”, KTRA, synon të përkujtoje sakrificën e madhe të qytetarëve të Kosovës për lirinë e brezave të ardhshëm të saj dhe ndërtimin e shtetit të pavarur e të qëndrueshëm. Ramadani dhe Ferataj, e kanë njoftuar kryetarin Elezaj, se shtegu i vrapimit, që përfshinë ngjitje prej 2000 metra, fillon në Prekaz, te Kompleksi Përkujtimor “ Adem Jashari”, për të vazhduar në Likoshan, Gllogjan dhe në përfundim në Koshare.
Shtegu do të jetë i ndarë në këto 4 segmente:
Prekaz-Likoshan 14 km
Gllarevë ( Hotel Nora)- Koshare 50 km
Gllogjan-Koshare 21 km
Prekaz-Koshare 100 km
Regjistrimi për vrapimin “ Shtegu i Shpresës” tashmë është hapur, ndërsa për informata më të hollësishme rreth regjistrimit mund të vizitoni faqën e KTRA në Facebook.com/teamKTRA, www.ktra-ks.com.
Ky aktivitet tashme është bërë i njohur edhe me hashtagun #trailofhope100.
Përmes këtij vrapimi njëherësh shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të organizuar në Kosovë dhe synon që Kosovën ta vendosë në hartën turistike.