Orë dorë dhe mirënjohje për punëtorët arsimor pensionistë
Në një manifestim të përbashkët të organizuar nga drejtoria e Arsimit dhe SBASHK janë nderuar punëtoret arsimor të komunës së Klinës. Drejtoria e Arsimit dhe Sindikata, kanë shpërndarë orë dorë dhe mirënjohje për punëtorët arsimor të cilët janë pensionuar brenda këtij viti duke përfshirë përudhen 7 mars 2012- 2013. Drejtor, arsimtar dhe punëtor teknik janë shpërblyer me rasti e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit për kontributin e dhënë në edukimin e gjeneratave të reja, përkujdesjen për zbatimin e reformave dhe ndryshimet pozitive për shkollën shqipe. Mirënjohje janë ndarë edhe për arsimtar dhe nxënës më të mirë që janë përzgjedhur nga vet shkollat. Drejtori i Arsimit në komunën e Klinës Ramiz Rrusta ka thënë se : sot po i falënderojmë punëtoret që tashme janë të pensionuar , për kontributin e dhënë gjate punës së tyre në arsim. Puna e tyre do të jetë udhërrefim për punëtoret e rinj ,se si duhet punuar për ngritje e cilësisë në arsim ka thënë Rrusta.