Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Inspektoratit, z. Faruk Smajli, priti në takim autorin e librit publicistik “Kthimi i Trurit”, Ramiz Selimi. Takimi u mbajt pas promovimit të suksesshëm të këtij libri, që kishte ndodhur pak kohë më parë në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës.
Gjatë takimit, kryetari Elezaj i ndau z. Selimi një mirënjohje në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar në fushën e letërsisë. Në fjalën e tij, ai theksoi se vepra “Kthimi i Trurit” përfaqëson një krijimtari letrare-artistike me vlera të larta kombëtare dhe intelektuale, duke e cilësuar autorin si një misionar të denjë të kauzës shtetërore dhe kombëtare, gjithnjë në shërbim të atdheut, kombit dhe gjuhës shqipe.
Komuna e Klinës do të vazhdojë të mbështesë krijuesit dhe intelektualët që kontribuojnë në zhvillimin kulturor dhe në afirmimin e vlerave kombëtare.