Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës , z. Sokol Bashota , është organizuar edicioni i dytë i ekspozitës “ArtKlina”, ku kanë marr pjesë 18-të konkurrent të pikturës nga Kosova dhe Diaspora.
Ekspozita është hapur në hollin e Qendrës së Kulturës” Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ku mblodhi shumë artdashës.
Juria në përbërje nga Azem Gashi- Piktor, Gjon Gjergjaj- skulptor dhe Idriz Berisha –piktor, ka vendosur që çmimin për vendin e parë ta ndajë për piktoren klinase, Sanije Dreshaj-Zenunaj, çmimin për vendin e dytë Skënder Idrizi nga Mitrovica dhe çmimin e fundit për vendin e tretë e ka ndarë për Arsim Berishën nga Klina, por që jeton dhe vepron në diasporë.