Vlera e donacionit nga Namyri i Belgjikës është 24 mije euro.
Komuna e Namyrit të Belgjikës i ka dhuruar një autoambulancë për rastet urgjente QKMF-së “ Nënë Terezë” në Klinë, me të gjitha pajisjet përcjellëse, kjo ndihmë ka rrjedhur si rezultat i thellimit të marrëveshjes për binjakëzim në mes komunës së Klinës dhe asaj të Namyrit të Belgjikës, që nga pas lufta.
Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota ka thënë se : Dëshirojë ta falënderoj Namyrin për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë komunës Klinës. Binjakëzimi në mes komunës së Namyrit dhe komunës se Klinës ka funksionuar mirë dhe po jep rezultatet pozitive. Kjo komune ka sjell donacione si në arsim, zjarrfiksave dhe tani edhe shëndetësisë. Duhet falënderuar edhe Isa Mulaj, bashkatdhetar nga Klina që jeton dhe vepron në Belgjikë, që ka kontribuar në binjakëzim dhe për ndihmat që vijnë në komunën tonë ka thënë Bashota.