Nga ora 20:30 deri në ora 23:00 të sheshi ”Mujë Krasniqi” do të mbahet një koncert muzikor për të rinj në shënim të ,,Javës së Rinisë”.
DREJTORIA PËR KULTURË RINI DHE SPORT
N J O F T I M
Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës sonë, e posaçërisht rininë tonë se me datë 03 shtator 2012 (e hënë) duke filluar nga ora 20:30 deri në ora 23:00 të sheshi ”Mujë Krasniqi” do të mbahet një koncert muzikor për të rinj në shënim të ,,Javës së Rinisë”.
Në ketë koncert muzikor do të marrin pjesë këngëtar-e të mirënjohur si: Dafina Rexhepi, Zanziband, Mc Kreshta, Lyrical Son, DJ Blunt & Real 1 dhe Ryva Kajtazi.
Ky projekt “Java e Rinisë” realizohet nga MKRS – Departamenti i Rinisë Prishtinë në bashkëpunim me DKRS në Klinë.
Urojmë qe të kaloni çaste të këndshme në ketë mbrëmje.