MSH-ja dhuron një autoambulancë QKMF-së në Klinë
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “ Nënë Tereza” në Klinë, është bëre me një autoambulancë të re të cilën e ka dhuruar Ministria e Shëndetësisë me qëllim të forcimit të shërbimeve emergjente për qytetarët. Ndihma nga MSH-ja vjen pas kërkesës që është bëre nga Komuna e Klinës. Autoritetet komunale, falënderojnë Ministrinë e Shëndetësisë për sigurimin e kësaj autoambulancave, e cila do të mundësojnë rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve që kanë nevojë për shërbime mjekësore emergjente.