Duke ju dëshiruar Mërgimtareve tanë , qëndrim të këndshëm në familjet e tyre të dashura në Klinën e ndryshimeve , për nder të tyre është mbajtur KONCERTI me këngëtar të Estradës Shqiptare dhe këngëtare vendor. Koncerti është organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Klinës Sokol Bashota.

Kreu i komunës Sokol Bashota, për mërgimtarët e Klinës është shprehur se: Ju shpreh mirëseardhje në vendlindjen tuaj, në vendlindjen e ndryshimeve, të përparimeve të mëdha. Janë këto përparime, që janë arritë falë shpirtit sakrifikues, vullnetit për të ndryshuar dhe punës së palodhur për ta bërë ndryshimin pjesë të jetës sonë të përditshme. Me ardhjen tuaj në atdheun tuaj, në vendlindjen tuaj, në vatrat shqiptare, ju sillni gëzim, sillni gjallëri dhe freski… Klina, ka një potencial të madh resursesh në shumë fusha, si në lëmin e bujqësisë, blegtorisë, zhvillimin e turizmit e shumë të tjera. Dhe, po t’i shfrytëzojmë së bashku këto resurse, me siguri bashkërisht këtë vend të bukur do ta çojmë edhe më tej përpara, ka thënë kryetari i komunës Sokol Bashota.
Koncertin e madhështuan emrat e njohur të këngëtareve si : Ismet Bexheti, Shaqir Cervadiku, Besiana Mehmeti, Hysni Alushi , Enkelejda Arifi, Halit Gashi etj.