Kryetari i komunës Sokol Bashota e priti për vizite zyrtare ministren për integrime Evropiane Vlora Çitaku . Qëllimi i takimit ishte lidhur me procesin e integrimeve Evropiane në komunën e Klinës.
Në vazhdën e vizitave nëpër komuna, ministrja Vlora Çitaku e ka vizituar komunën e Klinës , ku është shprehur e kënaqur me punën e procesit të riatdhesimit. E përgëzoj kryetarin e komunës Sokol Bashota , për progresin që ka shënuar komuna e Klinës në implementimin e strategjisë për integrimin e personave të riatdhesuar . Njëherë ,ministrja Çitaku e kënaqur me punën nga zyra për integrime Evropiane dhe zyra për Komunitete dhe Kthim në komunën e Klinës ka thënë se e inkurajova kryetarin Bashota që të vazhdoj të punoj dhe të marr parasysh shqetësimet që do të vinë nga këto dy zyre.
Kryetari i komunës Sokol Bashota, e ka njoftuar ministren Çitaku se në komunën e Klinës deri me tani janë evidentuar 35 persona të riatdhesuar .

Pas takimi ministrja Çitaku e shoqëruar nga kreu i komunës Bashota e kanë vizituar edhe objektin e ri të Kuvendit Komunal në Klinë, i cili është në përfundim të punimeve dhe që shumë shpejt do të jete ceremonia e inaugurimit ku është e ftuar edhe ministrja Çitaku.