Qëllimi i vizitës së Ministrit për Kthim-Radojica Tomic, ka qenë, që të vazhdojë bashkëpunimi i Ministrisë për Kthim dhe komunës së Klinës.
Qëllimi i vizitës së Ministrit për Kthim-Radojica Tomic, ka qenë, që të vazhdojë bashkëpunimi i Ministrisë për Kthim dhe komunës së Klinës. Kryetari i komunës Sokol Bashota , është shprehur se: Së bashku me zyrtarin për Kthim, në komunën e Klinës Millorad Sharkoviq, e njoftuam Ministrin , për komunën e Klinës, si dhe për procesin e kthimit. Sa i përket procesit të kthimit , komuna e Klinës është një shembull i mirë për të gjithë, ku procesi për kthim ka ecur mirë dhe gjendja e sigurisë është e mirë . Çdo qytetar në komunën e Klinës ecën lirshëm pa dallim etnik.
Ministri për Kthim -Radojica Tomic , është shprehur i kënaqur gjatë vizitës së tij në komune e Klinës , duke shtuar se : Rezultatet në komunën e Klinës janë shumë të mira . Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe me tutje, duke e marrë për bazë të kaluarën. Misioni i Ministrisë për Kthim, është që t’i ndihmojmë ata që duan të kthehen , dhe në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Klinës- Sokol Bashota, po punojmë që të kemi një kthim sa më të mirë.
Vizita e Ministrit për Kthim- Tomic i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës-Bashota, ka vazhduar edhe në fshatin Videj të komunës së Klinës , ku janë takuar me banor të fshatit Videj dhe përfaqësues të fshatrave me banim të komunitetit serb.