Kryetari i komunës, Sokol Bashota ka thënë se : ne si komunë do të ju japim mundësin të gjithë atyre që dëshirojnë të kthehen në pronat e tyre.
Kryetari i komunës Sokol Bashota, i shoqëruar nga komandanti i Policisë Rajonale në Pejë-Shaban Shala, komandanti i Policisë në Klinë- Rexhë Berisha dhe shefi i Zyrës për Kthim në komunën e Klinës- Millorad Sharkoviq e kanë pritur për vizitë Ministrin për Kthim dhe Komunitet – Dalibor Jevtic dhe Zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme -Sasha Rasic.
Ministri Jevtic gjatë takimi është shprehur se : qëllimi i këtij takimi është që të njoftohem lidhur me procesin e kthimit në komunën e Klinës , dhe të japim kontributin tone, që t’ua lehtësojmë punën në komunën tuaj. Ministria do të vazhdoj të bashkëpunoj me komunën e Klinës dhe Policin e Kosovës.
Kryetari i komunës Sokol Bashota duke e uruar ministrin Jevtic për detyrën e re ,ka thënë se : komuna e Klinës tashme njihet për suksesin në procesin e kthimit, dhe ne si komunë do të ju japim mundësin të gjithë atyre që dëshirojnë të kthehen në pronat e tyre.
Edhe zv. ministri i Punëve të Brendshme Sasha Rasic ka thënë se : fal bashkëpunimi me komunën dhe Policin e Kosovës , Klina ka arritur sukses në procesin e kthimit. Jam i gatshëm për bashkëpunim edhe më tutje ka thënë Rasic. Ndërsa, komandanti i Policisë Rajonale në Pejë , Shaban Shala tha se :situata në komunën e Klinës është e qetë dhe stabile, fal bashkëpunimit të mirë me kryetarin Bashota .Ne si Polici e Kosovës jemi përqendruar që të sigurojmë situatën që të jetë sa më e qetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Po ashtu, edhe komandanti i Policisë në komunën e Klinës , Rexhë Berisha është shprehur se: Policia në komunën e Klinës ka bashkëpunim të mirë më të gjitha komunitetet dhe lëvizja e lirë në këtë komune është e barabartë për të gjitha komunitete.
Pas takimi janë vizituar edhe dy fshatra me banim të komunitetit serb Grapc dhe Bërkov.