Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, uron besimtarët e komunitetit ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes, duke ju dëshiruar paqe, harmoni dhe shëndet.
“Në këtë ditë feste, uroj të gjithë besimtarët ortodoks për Krishtlindje të gëzuara, me dëshirat më të mira për paqe, harmoni, shëndet dhe mbarësi.
Komuna e Klinës ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar në angazhimin për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie, race apo religjioni.
Gëzuar dhe për shumë mot Krishtlindjen Ortodokse!”, ka uruar kryetari Elezaj.