Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, përmes një mesazhi ngushëllues ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e qytetarëve të Komunës së Klinës dhe dhimbjen e tij personale, me rastin e sulmeve terroriste në Aeroportin e Stambollit, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
Ky sulm terrorist, në këto momente të ndjeshme, është edhe aq më tepër i dhimbshëm dhe më goditës, sepse këta vrastarë përpos që vranë dhe plagosën kaq shumë njerëz të pafajshëm, ata njëherësh edhe përgjaken Muajin e Shenjtë të Ramazanit, një muaj që paraqet vlera universale për botën islame, por edhe për njerëzimin përgjithësisht.
Urojmë që popullit mik turk, Zoti t’ju jap qetësi, kurajë e forcë në përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate aq të nderë dhe tronditëse”, – theksohet në mesazhin e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota.