Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë u mbajtën dy programe festive me këngë dhe valle, të përgatitura nga SHFMU “Ismet Rraci” dhe AKV “Jehona e Dukagjinit”.
Këto aktivitete u mundësuan nga Komuna e Klinës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, me mbështetjen e kryetarit të komunës, Zenun Elezaj.