Të nderuar qytetarë të besimit Islam,
Dëshiroj që në emër të Komunës së Klinës dhe në emrin tim personal t’iu uroj Festën e Kurban Bajramit të gjithë qytetarëve të besimit Islam në Komunën e Klinës dhe Republikën e Kosovës. Gjithashtu, një urim të veçantë edhe për qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut, kudo që ata ndodhen.
Kurban Bajrami është festë e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve. Kjo festë me vete bartë porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore.
Urime!
Kryetari i Komunës së Klinës
Sokol Bashota