Mbrëmë me program të pasur me këngë e valle është mbyllur edhe nata e dytë e Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, edicioni i 22-të me radhë.
Grupet e ansambleve dhe rapsodëve që performuan ishin:
Ansambli i Qytetit – Obiliq,
AKV “Tingujt e Vendlindjes” – Stagovë,
Rapsodët Petrit dhe Feriz Krasniqi – Malishevë,
AKV “Pjetër Bogdani” – Shqipëri,
AKV “Jehona” – Suharekë,
Rapsodi Besim Gjeli,
AKV “Devilli” – Korçë,
Grupi i Rapsodëve nga Bukoshi – Suharekë
Rapsodi Lutfi Istogu.
Ndërsa sonte në natën e tretë pas një programi tjetër të ngjeshur artisitk do të bëhet edhe ndarja e çmimeve nga juria profesionale e festivalit.




