Qeveria e Kosovës e përkushtuar për ngritjën e cilësisë së jetës së qytetarëve të çdo vendbanimi
Në Komunën e Klinës, janë përuruar tri rrugë, ajo e Dushit, Sferkës dhe Kpuzit të cilat janë realizuar me bashkëfinancim MTTP-Komunë dhe Komunitet vlera e të cilave është mbi 655 mijë euro
Klinë 25 tetor
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga dy zavendësat e tij Hajredin Kuqi e Ramë Manaj si dhe zëvendës Ministri i MTTP-së, Adem Graboci, bashkë me kryetarin e Kuvendit Komunal z. Sokol Bashota kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të tri rrugëve në rajonin e Klinës,në fshatrat Dush, Sferkë dhe Kpuz. Vlera e tërësishme e këtyre projekteve është 655 mijë e 060 euro ndërsa largësia 7.2 km. Rruga e fshatit Dush e gjatë 1 km ka kushtuar 79 614 euro, e Sferkës 2 km 179 446 dhe ajo e Kpuzit 4.2 km që ka kushtuar 396 mijë euro. Pjesën me të madhe të këtyre mjeteve 80 për qind e ka investuar MTTP-ja ndërkohë që kanë kontribuar edhe komuna dhe komuniteti.
Ceremonia e parë e fillimit të përurimit të këtyre rrugëve ka qenë ajo e fshatit Dush ku kryeministrit më bashkëpunëtor dhe kryetarit të KK-së Sokol Bashota ju është ofruar një pritje e ngrohtë nga banorët e këtij fshati të cilët kanë pasur ëndërr të kahmotshme asfaltimin e rrugës së tyre. “ Unë sot kam ardhur vetëm me ju përshëndet me ju uruar për rrugën u shpreh kryeministri Thaçi.
Ai ka ngritur dolli më banorët e fshatit për të vazhduar me pas në fshatin Sferkë, ku është pritur me vallë e këngë. Këtu, Thaçi, pasi ka prere shiritin e rrugës bashkë me plakun Nebih Gashi, baba i dëshmorit të kombit Nazmi Gashi, ka folur para mediave. “ Në kuadër të arritjeve dhe përkushtimeve të Qeverisë së Kosovës që është duke bërë në niveli qendror dhe lokal, është edhe përurimi i këtyre projekteve që po kryhet sot në Komunën e Klinës dhe anekënd Kosovës”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, janë këto investime për të lehtësuar jetën e qytetarëve në fshatra, për të krijuar një jetë të re, moderne dhe për të bërë zvogëlimin e ndryshimit në mes jetës në qytet dhe fshatra. Këto, pjesë, tha Thaçi, kanë qenë paksa të shkëputura por në të ardhmen do të ketë edhe investime të reja në mënyrë që në Kosovën tonë të re të pavarur, të krijojmë jetë të re, moderne dhe me perspektive të sigurte për rritjen e mirëqenës sociale për të gjithë qytetarët. “ Çdo qytetar i Kosovës do të ndihët krenar për të jetuar në vendlindjen e vet”, ka thënë Thaçi.
Me pas kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar në fshatin Kpuz të Klinës, ku edhe aty ka prerë shiritin e rrugës të asfaltuar ditë me parë. “ Hashim falimenderit që erdhe me na pa në këtë kodër, ke bërë shumë mirë që na ke shtruar asfaltin, këtu nuk është bërë asgjë deri tash”, këto kanë qenë fjalët e një të moshuari që i ka drejtuar Thaçit në Kpuz.
Kpuzi është fshati i kësaj komunë që kufizohet më fshatrat e Komunës së Gjakovës dhe infrastruktura është shumë e dobët. “ Ne kemi qenë këtu edhe me parë, jemi prapë këtu, por do të vijmë prapë, ne jemi të përkushtuar për të ju ndihmuar jo vetëm juve por të gjithë qytetarët e Kosovës”, u ka thënë Thaçi, banorëve të Kpuzit. Thaçi me bashkëpunëtorët e vet, ka marrë edhe mirënjohje nga banorët e këtyre fshatrave për angazhimin e tij në asfaltimin e këtyre rrugëve që ka lehtësuar lëvizjen e banorëve.
Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ndërkaq ka thënë se, Qeveria dhe strukturat komunale po tregojnë përkushtimin e tyre në ndihmë të qytetarëve dhe se po bëjnë realitet premtimet e dhëna.
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë